Haxhinasto: Opozita të angazhohet për zgjedhjet

“Angazhimi i opozitës në përgatitjet për zjedhjet vendore të 8 majit dhe veçanërisht për ndryshimet në reformën zgjedhore është domosdoshmëri për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe sipas standarteve europiane", theksoi Haxhinasto, pas takimit që zhvilloi me delegacionin e ODIHR-it.
“Reforma zgjedhore nuk mund të realizohet nga një parti ose dy apo një koalicion qeverisës, por duhet të jetë produkt i përbashkët i gjithë forcave politike", shtoi.
Numri dy i qeverisë tha gjithashtu se i kishte përcjellë delegacionit të ODIHR-it, jo vetëm gatishmërinë e plotë të qeverisë por edhe shqetësimin për angazhimin politik të opozitës në përgatitjet e zgjedhjeve vendore. "Misionit i shpreha gatishmërinë e plotë të qeverisë që të pranojë amendimet që sillen nga opozita, të cilat më parë duhet të certifikohen nga ekspertët e OSBE/ODIHR-it, ose nga Këshilli i Evropës", nënvizoi ai.
Gjatë takimit , kryediplomati vuri theksin tek zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, për të cilat duhet të angazhohen institucionet e administrimit të zgjedhjeve, por në veçanti, nga të gjitha forca politike në vend. "Çdo parti politike, sikurse edhe opozita aktuale, duhet të ndajë çështjen e retorikës apo aksionit të saj politik nga domosdoshëmria për tu angazhuar në garantimin e një procesi zgjedhor në përputhje të plotë me standardet evropiane", deklaroi zv/kryeministri.
Në fund, ai vlerësoi rolin e misionit vëzhgues të ODIHR-it për zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri. /Saimir Lleshi/Start/
2011-01-18 13:40
[