Rama: Zgjedhje të reja për largimin e qeverisë

Për këtë arsye, ai tha se kryeministri dhe qeveria e tij ka dalë duarsh dhe për këtë arsye ajo duhet të largohet.
“Saliu po futet në rrugën e gabuar të konfliktit me popullin. Kryeministri po bën gabimin që bëri kur u kap në flagrancë me Suden, ndërsa këtë herë populli e ka kapur në flagrancë me Ilir Metën. Saliu po vazhdon të provokojë, duke iu sulur opozitës si i marrë. Marrosja e djeshme e Saliut, që iu kërkonte deputetëve të zhvisheshin, ishte thirrja më jehuese për daljen e popullit në demonstratë”, theksoi Rama.
Ai shtoi se grabitja e votave dhe korrupsioni po konfliktojnë Berishën me popullin, ndaj shtoi ai, opozita nuk do të reshtë së kërkuari zgjidhje për çështje politike. Për këtë arsye, kreu socialist paralajmëroi protesta.
“Jo për të sjellë PS në pushtet, por për t’i hequr shtetin nga duart kësaj qeverie. Që qeveria të marrë fund duhet të largohet ky kryeministër i votave të vjedhura dhe që luan mendsh. Populli ka një liri kushtetuese dhe të drejtë historike që nuk i ka asnjë forcë dhe asnjë institucion dhe mohimi i kësaj lirie bëhet kur Kushtetuta merret peng. Kur sistemi politik del jashtë loje”, ka pohuar Rama.
2011-01-18 14:28
[