E Diel, 1 Nëntor 2026

Mustafaj Menjanimi i Oketes shenje semundjeje e rende ne PD

Reagimi Mungoi analiza dhe debati per zgjedhjet lokale ne keshill

Besnik Mustafaj nje nga zerat oponente brenda Partise Demokratike e ka cilesuar si nje veprim jo te matur mosvotimin e Gazmend Oketes dhe mosperfshirjen e tij ne Kryesine e re te demokrateve. Nepermjet rrjetit social Facebook Mustafaj ka dhene nje reagim paraprak mbi zhvillimet e fundit brenda partise qe eshte ne pushtet prej me se 6 vitesh. Ai shpreh keqardhje edhe ne lidhje me mungesen e analizes se Keshillit Kombetar te PD-se. Me vjen shume keq qe nuk u be as edhe analiza me e vogel per zgjedhjet e porsambyllura. Gjithkush e di se analize do te thote debat midis anetareve te Keshillit Kombetar per te nxjerre ne pah me realizem e logjike politike arritjet e dobesite gje qe nuk e permbush dot nje fjalim i radhes i kryetarit. Une besoj se ne demokratet kemi shume nevoje per nje analize te tille serioze dhe te sinqerte shkruan Mustafaj ne faqen personale ne Facebook. Ne reagimin e shkurter ish-ministri i Jashtem e quan jo normale mosperfshirjen e Oketes ne Kryesine e PD-se. Po ashtu shenje e nje semundjeje te rende per partine ishte edhe menjanimi nga votimi i kandidatures se Gazmend Oketes per ne Kryesi nje politikan i pjekur tashme dhe i cmuar nga mbare opinioni yne publik per integritetin e tij te larte. Gjithsesi u jap fjalen dashamiresve te mi dhe te Partise Demokratike se me tu kthyer ne Tirane nga mesi i gushtit do i shpreh me gjeresisht ne shtyp mendimet e mia rreth kesaj problematike mprehtesia e se ciles per vete rolin qe ka PD-ja prek thelbin e demokracise se mbare vendit thekson Mustafaj. Ne te njejtin kohe ish-ministri i Jashtem ben te ditur arsyet se pse nuk mori pjese ne mbledhjen e Keshillit Kombetar te dy diteve me pare. Deshiroj ti sqaroj te gjithe dashamiresit e mi e vecanerisht demokratet pse mungova ne mbledhjen e fundit te Keshillit Kombetar te Partise Demokratike ndodhesha jashte me nje angazhim profesional te percaktuar muaj me pare dhe qe nuk mund ta nderprisja. Me kete rast Kryesine e re e uroj per zgjedhjen sado qe do te gezoje vetem gjysme mandati dhe jo per fajin e saj. Pas dy vjetesh nese nuk shkelet perseri statuti duhet te mblidhet kongresi tjeter thekson Mustafaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›