E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto Pas vizave integrimi ne BE

Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto siguron shqiptaret per integrim sa me te shpejte te Shqiperise ne BE. Pas liberalizimit te vizave sfide kryesore per vendin mbetet permbushja e kritereve per anetaresimin ne Bashkimin Evropian dhe per kete ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto beri thirrje per bashkepunim.

Keshtu ne pritjen e organizuar me gazetaret me rastin e festave te fundvitit kryediplomati shqiptar deklaroi se shqiptaret sot jane me te vleresuar se asnjehere dhe me nje imazh te ndjeshem te permiresuar ne syte e nderkombetareve. Kjo sipas tij per nje motiv kryesor tashme ata levizin pa viza. Por per imazhin e vendit diplomacia shqiptare shprehet me mirenjohje per emigrantet te cilet gjithnje e me shume po dine te percjellin vlerat e kombit tone aty ku ata kane nisur jeten pas largimit nga Shqiperia - u shpreh z. Haxhinasto. Me kete rast Haxhinasto vleresoi kontributin ne realizimin e objektivave te diplomacise ekonomike dhe kulturore te vendit duke ndare me te ftuarit vizionin per nje bashkepunim me efikas te sherbimit te jashtem me institucionet publike e private median dhe shoqerine civile si nje garanci e imazhit te Shqiperise euroatlantike. Ne hollin kryesor te Ministrise se Jashtme ishte hapur edhe nje ekspozite me punimet me te mira te Odise Paskalit.
Ndodhej aty plejada e njerezve me te shquar te kombit por per here te pare dhe boceti origjinal i heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu i vendosur ne sheshin qe mban emrin e tij ne qender te kryeqytetit ne Tirane. Rreth gjysma e shqiptareve qe jetojne ne Republiken e Shqiperise pra gati 1 milion e gjysme po integrohen cdo dite e me shume ne shoqerite e vendeve ku ata jetojne ne Greqi ne Itali ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe shume vende te tjera - e pershkroi situaten aktuale ne vend kreu i diplomacise shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›