Pakti detar Haxhinasto Bisedimet e reja nuk shmangin Presidentin
Ne marreveshjen e re per ujerat detare qe Shqiperia dhe Greqia po rinegociojne nuk do te shmanget institucioni i Presidentit. Konfirmimi vjen nga ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto. Ai beri dje te qarte se ne kete marreveshje do te respektohet vendimi i Gjykates Kushtetuese madje sipas tij do te jete pike reference e marreveshjes se re qe po diskutohet mes Shqiperise e Greqise. Me palen greke kemi diskutuar te gjithe hapesiren dhe mundesite e avancimit per ta konkluduar kete marreveshje. Ne asnje menyre nuk do te shmanget asnje institucion aq me teper Presidenti i Republikes. Vendimi i gjykates eshte pika jone e references ashtu si dhe Kushtetuta e Shqiperise per te vazhduar me tej ne konkludimin e kesaj marreveshjeje - tha Haxhinasto. Ministri i Jashtem komentoi edhe incidentin e djegies se flamurit shqiptar nga tifozet maqedonas gjate nje ndeshjeje basketbolli. Edhe pse e quajti nje akt te papranueshem te organizuar nga persona te papergjegjshem Haxhinasto tha se ky incident nuk cenon marredheniet mes dy shteteve.
Sigurisht keta nuk perfaqesojne ndjenjen qytetare te maqedonasve dhe me provokimet e tyre nuk mund te ndikojne aspak ne marredheniet shume te mira qe Republika e Shqiperise ka me Maqedonine. Sigurisht jane ngjarje te denueshme te cilat nuk duhet te ndodhin - theksoi me tej Haxhinasto.