E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto: Patoz-Marinze, prodhimi i naftes rritje 240% Eglantina Nasi

Investimi i kryer ne vendburimin e naftes ne Patos-Marinze te Fierit, perben nje nder investimet e huaja me te suksesshme ne vendin tone. Kjo si ne aspektin e rritjes se prodhimit, por edhe ate te nivelit te punesimit ne kete zone. Ky ka qene vleresimi i bere nga ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Edmond Haxhinasto, gjate nje vizite qe kreu dje ne kete zone, duke takuar nga afer zyrtaret e larte te kompanise investitore “Bankers Petroleum”. Ku sic behet me dije, ka vizituar nga afer qendren e grumbullimit te naftes si dhe nje sonde per procesin e shpimit te puseve te rinj. “Shpreh mbeshtetjen e qeverise shqiptare per “Bankers Petroleum” dhe gjithe investitoret e huaj dhe vendas ne Shqiperi. Arritjet e marreveshjes per zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve ne vendburimin e Patos Marinzes nga “Bankers Petroleum”, jane tregues suksesi te rruges se ndjekur nga qeveria keto vitet e fundit”, theksoi ne fjalen e tij Haxhinasto. Duke shtuar me tej, sesi numri i punonjesve ne kete sipermarrje qe nga viti 2009, eshte trefishuar. “Aktualisht, jane rreth 1800 te punesuar nga “Bankers Petroleum” dhe nenkontraktohet qe i ofrojne sherbime ndihmese ketij investimi. Kurse rroga mesatare mujore eshte gati dyfishuar, duke arritur ne 107.200 leke”, tha me tej Haxhinasto. Por, duke nenvizuar gjithashtu edhe nivelin e larte te investimit te kryera nga kjo kompani, ne zonen naftembajtese te Patos-Marinzes. “Investimet ne kete projekt strategjik kane arritur vleren e mbi 760 milione dollareve, duke bere keshtu te mundur rritjen me 240% te prodhimit, krahasuar me vitin 2009”, saktesoi kreu i METE-s. Keshtu, sipas tij, ne vitin 2012 u nxoren rreth 880 mije ton nafte. Ndersa per kete vit, parashikohet nje rritje prej me shume se 130 mije tonesh, duke e cuar keshtu prodhimin ne me shume se 1 milion tone nafte. Gjithashtu, ministri Haxhinasto theksoi gjithashtu se “Bankers Petroleum” ne vitin 2014 pritet qe te baraspeshoje te ardhurat nga prodhimi me gjithe “investimet dhe shpenzimet e kryera”. Dhe per rrjedhoje, te ardhurat arketuar ne buxhetin e shtetit do te arrijne mbi 200 milione dollare ne vit. “Taksat lokale qe “Bankers Petroleum”ka paguar ne vitin 2012 kane arritur ne mbi 2 milione dollare, duke shenuar keshtu nje rritje me 10 here krahasuar me 2009. Shoqeria ka bere gjithashtu investime ne interes te komunitetit, me nje vlere rreth 3.6 milione dollare”, nuk harroi te permendte ministri Haxhinasto. Duke perfunduar me faktin se qellim primar i ministrise qe ai drejton eshte pikerisht rritja e punesimit te qytetareve shqiptare, nepermjet rritjes dhe garantimit te investimeve ne vend. “Ne kete kuader, ministria ka mbeshtetur dhe iniciuar reforma te rendesishme ne krijimin e nje klime pozitive dhe optimiste per biznesin dhe terheqjen e investimeve, konkretizuar se fundmi me miratimin e VKM-ve mbi perjashtimin nga Tatimi i Vleres se Shtuar te makinerive dhe pajisjeve”, perfundoi kreu i ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Edmond Haxhinasto.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›