E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto: Pavarësia e Kosovës ka sjellë stabilitet në rajon

Pavarësia e Kosovës ka sjellë stabilitet në rajonin e Ballkanit dhe për këtë arsye palët duhet të respektojnë çdo marrëveshje të arritur mes tyre. Gjatë fjalës së mbajtur në takimin e 18 të ministerialit tëOSBE-së në Vilnius të Lituanisë. Kreu i diplomacisë shqiptare Edmond Haxhinasto tha se marrëveshja e fundit mes Serbisë dhe Kosovës për menaxhimin e integruar të kufijëve duhet të respektuar në të dy kahet.
Gjatë qëndrimit në Lituani zëvendës kryeministri Edmond Haxhinasto ka zhvilluar takime më zyrtarë të lartë të shtetve të ndryshme të pranishme në këtë aktivitet. Zoti Haxhinasto u takua me sekretaren amerikane të shtetit Hillari Klinton, me të cilën diskutoi për situatën në rjaonin e Ballkanit. Po ashtu ministri ynë i jashtëm u takua edhe me ministrin frances për Evropën dhe me homologun e Danimarkës të cilëve u kërkroi mbështeteje të vendeve të tyre respektive për vendin tonë në proceset integruese.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›