KFOR-i vendos pikë kontrolli në Jagnjenicë
Pas largimit të barrikadës së serbëve, rruga Zveçan-Zubin Potok është e kalueshme për të gjitha automjetet. Sipas medieve kosovare forcat e KFOR- it kanë vendosur një pikë kontrolli në Jagnjenicë.
Mediat bëjnë të ditur se automjetet qarkullojnë lirshëm në këtë aks rrugor. Ushtarët e KFOR-it lëshojnë automjetet pa i vonuar dhe nuk bëjnë asnjë kontroll, ndërsa serbët vazhdojnë të mbajnë nënë vëzhgim këtë pikë kontrolli.