E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi, Sanino:Të realizohen reformat

Drejtori për zgjerimin Europian Stefano Sanino i është drejtuar me një letër zyrtare palëve politike në Shqipëri ku u kërkon realizimin e reformave që korrespondojnë me kushtet e Bashkimit Europian për integrimin.

Letra e firmosur nga Sanino i është drejtuar kryetarit të komisionit të Integrimit Ditmir Bushati dhe ministres së Integrimit Majlinda Bregu.Në letër shprehet qartë mbështetja për Shqipërinë por kërkohet domosdoshmërisht bashkëpunimi për arritjen e refomave.
 

Në letër citohet se është shumë e rëndësishme dhe me prioritet që të ketë konsensus midis mazhorancës dhe opozitës për të përmbushur 12 rekomandimet. Sipas Saninos në bazë të këtyre rekomandimeve është e rëndësishme që të krijohet një plan pune referues i ndërtuar prej opozitës dhe mazhorancës.

“Do të ishte e mirëpritur tashmë që ministria e Integrimit dhe Komisioni Parlamentar të finalizonin planin e veprimit duke adoptuar kërkesat e BE-së. Vetëm në këtë mënyrë plani i veprimit do të siguronte që Shqipëria të kishte një program solid që të implementohet në të ardhmen” thuhet më tej në letër.
 

Bashkimi Europian ka bërë thirje të shpeshta për bashkëpunim midis partive politike për të bërë të mundur integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›