Ban Ki Mun: Të respektohen marrëveshjet Kosovë- Serbi
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për menaxhimin e përbashkët të kufijve (IBM), mes Kosovës dhje Serbisë. Ai deklaroi për mediat ndërkombëtare se kjo marrëveshje do të hap rrugën për normalizimin e situatës në pikëkalimet në Bërnjak dhe Jarinjë.
Sipas zëdhënësit të tij Martin Nesirky, Ban ki Mun u bëri thirrje të dyja palëve që të vazhdojnë të zhvillojnë dhe të zbatojnë marrëveshjen e bazuar në konkluzionet e IBM-së, të cilat janë në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së.
Mediat kosovare raportojnë gjithashtu se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së kërkoi që të gjitha palët të respektojnë marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut, që të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe të mbështesin uljen e tensioneve në terren.