Kandidatet femra në lista, KQZ gjobit partitë
Mos respektimi i grave mund tu kushtojë shtrenjtë kryetarëve të partive që nuk kanë respektuar kuotën prej 30 përqind në zgjedhjet e fundit. P
rojekt/vendimi i KQZ-së për të gjobitur partitë ka sjellë debate në institucionin e adminsitrimit të zgjedhjeve pasi PS-ja ka kundërshtuar këtë vendim tëKQZ-së që sipas përfaqësueist ligjor Genci Gjonçajt është jashtë çdo afati ligjor.
Nga 54 parti që u regjistruan në këto zgjedhje vetëm Partia Bashkimit Popullor i Pensionistëve e ka respektuar përfaqësiminin në listat e grave në masën 30 përqind. Nga të të dhënat paraprake të KQZ-së në tërësi të gjitha forcat politike kanë një detyrim prej 62 milion e 580 mijë lekë të reja.
Në mënyrë të specifikuar parashikohet të gjobiten partitë më të mëdha, PS të paguajë gjobën më të lartë 7 milion e 260 mijë lekë e ndjekur nga Lëvizja Socialiste për Integrim me 6 milion e 360 mijë lekë dhe më pas Partia Demokratike me 4 milionë e 590- mijë lekë. Ndërsa komisioni shtyu mbledhjen për procedurat që do ndiqen për partitë që do të gjobiten.