Saba DElia Politikanet shqiptare te punojne per te kaluar ngercin
Ambasadori i Italise ne Tirane Saba DElia ka kerkuar dje qe ti jepet fund krizes politike ne vend duke rikthyer funksionimin normal dhe demokratik te Parlamentit. Duke folur ne nje konference shtypi te perbashket me shefin e diplomacise shqiptare Edmond Haxhinasto kryediplomati i Romes zyrtare ne Tirane deklaroi se ajo qe mund te them dhe qe ia kam perseritur gjithmone miqve shqiptare eshte qe duhet te perpiqen te punojne per te kaluar kete ngerc dhe per tiu rikthyer nje jete politike normale edhe ne Parlament sepse pikerisht ne Parlament duhet te ndermerren ato reforma qe jane kerkuar nga BE-ja per procesin e integrimit.
MarreveshjaDje eshte firmosur nje marreveshje shume e rendesishme midis Shqiperise e Italise ku qe tani e tutje te gjitha dokumentet qe jane legalizuar ne selite diplomatike te Italise ne Shqiperi si ambasade dhe konsullata do te legalizohen ne Ministrine e Jashtme shqiptare. Dje ambasadori DElia i paraqiti zv. kryeministrit dhe ministrit te Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto noten e heqjes se rezerves nga Konventa e Hages per vulen Apostile. Tashme te gjitha dokumentet e prodhuara nga autoritetet shqiptare do te legalizohen vetem ne Ministrine e Puneve te Jashtme te Shqiperise me vulen Apostile pa pasur nevoje te legalizohen me pas ne Ambasaden Italiane ne Tirane apo konsullatat ne Vlore dhe Shkoder. Te gjitha dokumentet e prodhuara nga autoritetet italiane do te legalizohen vetem ne institucionet italiane te autorizuara me vulen Apostile pa pasur nevoje te legalizohen me pas ne ambasaden e Shqiperise ne Rome apo Konsullatat tona ne Milano dhe Bari. Dokumenti i perkthyer nuk do te legalizohet vetem do ti bashkelidhet dokumentit origjinal i cili do te jete i legalizuar me pare me vulen Apostile ne Ministrine e Puneve te Jashtme. Perkthimi i dokumenteve ne gjuhen italiane mund te behet ne keto vende Te perkthyesit zyrtare te njohur nga Ministria e Drejtesise e Republikes se Shqiperise. Te Zyra Konsullore e Ambasades Italiane ne Tirane tek Instituti Italian i Kultures te perkthyesit zyrtare ne Itali te njohur nga autoritetet italiane. Shefi i diplomacise shqiptare Haxhinasto e cilesoi te rendesishme kete marreveshje. Nderkaq ambasadori DElia theksoi se kjo sjell nje kursim te madh kohe edhe te shpenzimeve sepse ne kete menyre kostoja e pergjithshme per nje qytetar shqiptar do te ulet rreth 80.