EULEX vijon hetimet për korrupsion ndaj Limajt
PRISHTINË- Misioni i BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX vijon hetimet ndaj deputetit të PDK-së, Fatmir Limaj për kohën kur ky i fundit ka qenë në postin e Ministrit të Transportit.
Edhe pse, EULEX-it i kanë mbetur pak më shumë se dy muaj (68 ditë) kohë për ta hetuar Limajn, ende nuk asgjë zyrtare se deri ku ka shkuar procesi hetimor i nisur në fund të prillit të vitit 2010.
Deklarata e vetme që jepen nga EULEX-i është se ndaj ish-komandant Çelikut po vazhdojnë hetimet, nën dyshimin për korrupsion.
“Hetimet për rastin e Ministrisë së Transportit janë ende duke vazhduar”, ka thënë Blerim Krasniqi, për Express.
Më 28 prill të vitit 2012, mbushen dy vite prej se EULEX’i bastisi Ministrinë e Transportit dhe pronat e Fatmir Limajt, nën dyshimin për korrupsion.Bashkë me Limajn është bastisur edhe ish-sekretari i Ministrisë së Transportit, Nexhat Krasniqi.
Aktualisht Nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj është nën arrest shtëpiak, derisa EULEX po e vazhdon gjykimin për krime lufte për rastin “Kleçka”.
(el.me/BalkanWeb)