Policia franceze merr në pyetje FMN-së Dominik Stros Kahn
FRANCË- Policia franceze ka nisur të marrë sot në pyetje ish shefin e FMN-së Dominik Stros Kahn si pjesë e hetimit lidhur me një rrjet prostitucioni në veri të Francës. Stros Kahn, i cili u kthye në Francë shtatorin e kaluar pasi gjykata e Nju Jorkut hodhi poshtë akuzat për sulm seksual, mbërriti në rajonin e policisë në qytetin Lil.
Mësohet se ai është pyetur lidhur me skandalin që nisi pas zbulimit vitin e kaluar të një rrjeti që siguronte prostituta për klientët e një hoteli luksoz në Lil. 8 persona jane arrestuar përfshirë këtu edhe menaxherët e hotelit Karlton, biznesmenë dhe krerët e policisë lokale.
Që të gjithë tashmë janë nën hetim për dyshimin për prostitucion të organizuar. Cështja mori përmasa edhe më të mëdha kur media franceze raportoi se emri i Stros Kahn ndodhet në mesazhet e zbuluara gjatë hetimit.
(el.me/news24/BalkanWeb)