E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Presim përgjigje pozitive për statusin

Situata politike në vend dhe puna për plotësimin e kritereve të vëna nga Bashkimi Europian në kuadër të procesit të integrimit, kanë qenë pjesë e bisedës që ka zhvilluar dje kreu i Ministrisë së Jashtme, Edmond Haxhinasto me kreun e Delegacionit të Komisionit Europian në vendin tonë, Ettore Sequi. Për këtë qëllim, dje në takim u diskutua për situatën politike në vend, si dhe për dinamikën e zhvillimeve në plotësimin e detyrave që ka Shqipëria për procesin e integrimit europian. Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme, Haxhinasto garantoi ambasadorin Sequi për angazhimin e plotë të qeverisë për të punuar në drejtim të realizimit të pritshmërive të vendosura nga Komisioni Europian përpara Shqipërisë, si në fushën e reformave politike, ashtu dhe atyre tekniko-juridike. “Pritshmëria jonë është që konsolidimi i situatës së re në Shqipëri të reflektohet në një vendimmarrje pozitive nga ana e Bashkimit Europian, si për marrjen e statusit të vendit kandidat, ashtu dhe për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, - mësohet të ketë deklaruar Haxhinasto.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›