E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Interneti në çdo shkollë, si në Kosta Rika

Berisha dhe Fillon

Në ditën e dytë të qëndrimit në Francë, Kryeministri Sali Berisha ndoqi panelin me temë Modele të reja rritjeje, që u mbajt në seminarin  Bota e Re 2012: Rritje, Ndryshim, Novacion. Në fjalën e mbajtur në këtë panel, ai u ndal në premtimet e bëra në vitin 2005 kur mori pushtetin. Në vitin 2005, Shqipëria kishte indeksin e penetrimit të internetit mes më të ulëtëve në botë, 4.8%. Unë hodha gjatë mandatit të parë idenë e internetit në çdo shkollë, siç ka bërë Kosta Rika, dhe me të ardhur në pushtet nisa zbatimin e kësaj ideje, u shpreh Kryeministri. Duke u ndalur në luftën kundër korrupsionit, ai tha se në sektorin publik vendosja e transparencës duhet kryer në çdo hap përmes procedurave dixhitale, që përbëjnë ndoshta një nga mjetet me efikase kundër korrupsionit. Kjo e bllokon atë absolutisht. Ka një realitet për miqtë e mi afrikanë, ka një të vërtetë: qytetërimi botëror ka pasur një personalitet që quhej Martin Luter. Unë jam mysliman, por e adhuroj këtë njeri. Pse? Sepse ai shpëtoi qytetërimin botëror nga korrupsioni, jo atë europian. Nuk ka rëndësi në beson apo jo nga ana fetare, ai ka dhënë ndikimin e tij. Mirëpo, vendet tona nuk e njohën Reformën, nuk i njohën as pasojat e Reformës, prandaj, në vendet tona korrupsioni është një problem shumë më thelbësor. Prandaj ne, pa i hedhur sytë të kopshti i tjetrit, le të shohim së pari kopshtin tonë. Sipas Berishës, nisur nga pikëpamjet e idetë që u mbrojtën në seminarin e zhvilluar në Francë, modeli shqiptar është në përputhje të plotë me drejtimet e reja, parashikimet e vizionet e zhvillimit ekonomik dhe shndërrimit të Shqipërisë në një vend të zhvilluar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›