Rregullorja, Dokle: Po studiojmë modelin skocez

Namik Dokle dhe Jemin Gjana
Reforma, përplasje mes deputetëve të maxhorancës e opozitës.
PD: I vetmi variant, ai i Parlamentit Europian.
Maxhoranca dhe opozita kanë gati një platformë propozimesh për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit. Nënkryetari i Parlamentit, njëherësh anëtari i Grupit të Punës për Ndryshimin e Rregullores, Namik Dokle, gjatë një prononcimi për Ora News, ka deklaruar dje se propozimet e së majtës synojnë ndryshimin e Rregullores, buxhetin e Parlamentit dhe të prekin statusin e deputetit. Të gjitha propozimet që ka bërë PS-ja janë ballafaquar me Rregulloren e Parlamentit Europian. Natyrisht që do të jemi të hapur dhe sigurisht që do të ketë edhe propozime të tjera, tha Dokle. Përveç Rregullores së Parlamentit Europian, sipas Dokles, ekspertët e opozitës po i referohen Rregullores së Parlamentit skocez, për ato problematika që nuk gjejnë zgjidhje. Ato probleme që sgjejnë pasqyrim në Parlamentin Europian, do të tentojmë tu referohemi modeleve të parlamenteve të vendeve të tjera. Na kanë sugjeruar modelin e Parlamentit skocez, duke qenë se dhe ai është një parlament i ri si ne dhe mendohet se ka ngjashmëri dhe përafrohet me Rregulloren tonë, u shpreh ai.
Përplasja me PD
Referimi i Rregullores së Parlamentit skocez do të kundërshtohet nga maxhoranca, pasi burime nga PD-ja bëjnë të ditur se opsioni për tiu referuar modelit skocez nuk mund të aplikohet, sepse objekti i punës i grupit të ngritur me vendim të Kuvendit parashikon vetëm shqyr-timin e neneve të Rregullores së Parlamentit Europian. Ndërkaq, edhe bashkëkryetari i Grupit të Punës, Jemin Gjana, gjatë një prononcimi për ABC News deklaroi se: E rëndësishme është që reforma të jetë e plotë, pavarësisht kohës që do të marrë ajo, pasi rregullorja aktuale, e miratuar në vitin 2004, është e standardit Europian. Gjana thotë se nuk ka ndryshime të theksuara në pikëpamjet e maxhorancës dhe opozitës, të paktën jo aq sa për ta bllokuar kompletimin e kësaj reforme. Madje, nuk ngjan e tillë më as zhvendosja e 60 minutave të diskutimeve të lira në fund të rendit të ditës, një hap që një vit më parë maxhoranca e ndërmori për të mos u bllokuar seancat nga opozita, theksoi Gjana. Sipas tij, përveç pikave të debatueshme, që lidhen me kërkesën e opozitës për ti kthyer mbrapsht të gjitha ndryshimet që maxhoranca ka bërë në mënyrë të njëanshme, do të rishikohen dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me punën e deputetëve dhe komisioneve parlamentare, kjo nga pikëpamja e mbështetjes me ekspertë dhe e financimit. Platforma e propozimeve do ti prezantohet Grupit të Punës në mbledh-jen e tij më të afërt, për tiu vënë më pas në dispozicion 3 institucioneve ndërkombëtare, të cilat do të japin asistencën e tyre për reformën, e cila duhet të përfundojë para 4 prillit.
Prishja e seancës
PS-ja kërkon që të hiqet pika 5 e nenit 64 të Rregullores, kur deputeti pengon zhvillimin e rregullt të seancës nëpërmjet zaptimit të foltores dhe moslejimit të deputetit të radhës të marrë fjalën. Propozimet e PS-së prekin edhe periudhën e masës disiplinore për deputetët që prishin seancën. Kështu, PS-ja kërkon që masa disiplinore nga 21 ditë, të bëhet sërish 15 ditë. Gjithashtu kërkohet që sa herë flet Kryeministri, ta marrë fjalën edhe kryetari i Grupit Parlamentar të opozitës.
FATION BINJAKU