Haxhinasto Qendrimi yne eshte bere publik
Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto ne nje prononcim dje per Shqip ne lidhje me ceshtjen e ndarjes se ujerave mes Greqise dhe Shqiperise thekson se nuk ka asnje zhvillim te fundit. Ndonese kryediplomati shqiptar theksoi se nuk ishte njohur me deklaraten e ministrit te Jashtem plotesues grek Drucas ne lidhje me kete ceshtje deklaroi se aktualisht nuk ka asnje te re nga ana e pales shqiptare ne lidhje me marreveshjen e rrezuar nga Gjykata Kushtetuese per ndarjen e ujerave detare mes Shqiperise dhe Greqise. Une nuk jam njohur me kete deklarate te ministrit te Jashtem plotesues grek por mund te them qe nga pala shqiptare nuk ka asnje zhvillim te ri per sa i perket kesaj ceshtjeje. Qendrimi yne per kete ceshtje eshte ai qe eshte bere publik per here te fundit - deklaroi ministri jone i Jashtem Haxhinasto per kete ceshtje. Permes deklaratave te tij ne media Haxhinasto ka theksuar se po shikohen te gjitha mundesite mes dy paleve per ta zgjidhur ceshtjen e ujerave me konsensus.
.