E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tavo: Do të kandidoj për kryetar bashkie në Gjirokastër

Tavo u largua rreth tre muaj më parë nga PS-ja për t’u bashkuar me LSI-në.

"Po shikoj mundësinë e kandimit për kryetar bashkie në zgjedhjet e adhshme lokale", deklaroi Tavo për gazetarët lokalë. Ky kandidim sipas tij, bëhej për “ta çliruar qytetin nga njerëzit që e mbajnë peng".

Deputeti i Gjirokastrës, Vangjel Tavo e ka kundërshtuar vazhdimisht mundësinë e rikandimit të kryetarit socialist të Bashkisë së Gjirokstrës, Flamur Bime. Kjo shkaktoi konflikte brenda degës së partisë në këtë qark., duke e lënë atë edhe pa kryetar.

Pas largimit nga PS-ja, Tavo pat deklaruar se “pranë lidershipit të PS-së gjejnë vënd njerëzit që kanë shitur zgjedhjet në Gjirokastër, por që dinë të intrigojnë, të servilosen dhe që mbajnë të punësuar një armatë njerëzish që nisin mesazhe në telefonin e kryetarit, prej të cilëve, ky i fundit krijon opinionet"./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-11 16:13
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›