E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgjimi, Meta:Bllof politik, heq dorë nga imuniteti

Zëvendëkryeministri dhe njëherësh ministri i ekonomisë Ilir Meta e ka cilësuar përgjigjimin e publikuar dje nga emisioni “Fiks Fare” ku shfaqet dialogu mes tij dhe ish-ministrit Dritan Prifti, në të cilin bëhen pazare si një bllof politik i cili bërë në kuadër të shandazheve të bëra ndaj tij.
 

“Ku përgjim i pështirë si vetë organizatorët e tij është kryekëput një bllof i shëmtuar politik dhe moral i cili është bërë në kuadër të shantazheve të bëra ndaj personit tim nga krimi i organizuar për shkak të detyrave të mia” theksoi Meta.
 

Gjithashtu Meta është shprehur se i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli se ai është i gatshëm të lërë imunitetin nëse prokuroria kërkon të hetojë për akuzat e ngritura ndaj tij.
 

“Dua të bëj të ditur lidhur me letrën time zyrtare të dërguar kryetares së Kuvendit ku për të konkretizuar angazhimin tim si kryet i LSI-së dhe në dobi të tranparencës të çdo akuze për lënie njëherë e përgjithmonë e imunitetit për të kontribuar për luftën kundër korrupsionit dhe forcimit të shtetit ligjor” theksoi më tej Meta duke shtuar se me anë të kësaj shkrese zyrtare kryetarja e Kuvendit nuk ka nevojë të mbledh Kuvendin për t`i hequr imunitetin pasi ai e dorëzon atë vullnetarisht.
 

Ndërkohë duke u shprehur i hapur për çdo hetim nga prokuroria dhe duke e cilësuar videon si një montim të pështirë politik dhe mafioz zëvendëkryeministri Meta ka akuzuar kreun e PS-së Edi Rama se është organizatori i kësaj video.
 

“I bëj thirrje prokurorisë të bëj hetime për të gjitha ato manipulime dhe montazhe që janë bërë jo thjesht për të denigruar personalitetin tim në mënyrë të pamoralshme dhe tinzare por që është një standart i pështirë që Rama kërkon të sjellë në luftën politike dhe kjo duhet të marrë fund njëherë e mirë” shtoi Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›