E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Videoja me Metën një montazh i pështirë i Edi Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Luan Rama tha se shfaqje të tilla që vijnë nga klane kriminale, nuk përbëjnë shqetësim për LSI-në.

“Është përdorur serish Dritan Prifti, këtë radhe në një shfaqje të neveritshme realizuar përmes një montazhi të pështirë, ku në rolin e një çimke të komanduar nga Edi Rama përpëlitet në grahmat e fundit, i detyruar ta hedhë vallen sipas vijësjelljes së klaneve kriminale dhe korruptive, që me largimin e tij nga qeveria humben instrumentin për realizimin e interesave të tyre kriminale”, ka deklaruar Luan Rama.

Ai shtoi se lufta pa kompromis ndaj krimit të organizuar mbetet një konstante e pandryshueshme, një prioritet gjithnjë i pazëvendësueshëm, “nga i cili nuk mund të na largojnë makinacionet dhe montazhet e një çimkë të skaduar”. Në fund të deklaratës, zyrtari i lartë i LSI-së, tha se kushdo që disponon fakte duhet t’i depozitojë ato në prokurori. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-12 09:05
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›