138 të vdekur dhe 350 të plagosur nga tërmeti në Turqi

Kryeministri i Turqisë ka thënë se një tërmet i fuqishëm në juglindje të vendit ka lënë të 138 të vdekur dhe 350 të plagosur.
Ekipet e shpëtimit përdorën pajisje me gjeneratorë për të kërkuar për qindra njerëzit e humbut në errësirë, disa orë pasi një tërment me magnitudë 7.3 goditi provincën Van dje në mesditë. Tërmeti shkaktoi ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona dhe shembi ndërtesa shumëkatëshe.
Kryeministri Recep Tayyip Erdogan tha se tërmeti i djeshëm la 93 të vdekur në qytetin Van dhe 45 në qytetin Erkis. U regjisturan edhe disa goditje pas tërmentit, duke përfshirë edhe një magnitudë 6.1 ballë.
Disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin i kanë ofruar ndihmë Turqisë. Presidenti Barak Obama tha dje se Shtetet e Bashkuara po ndjekin njoftimet për tërmetin me shqetësim dhe do të qendrojnë “krah për krah” Turqisë në këto kohë të vështira.
Turqia nuk ka kërkuar ndihmë ndërkombëtare për këtë krizë.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun tha është i dëshpëruar për viktimat nga tërmeti i të djelës. Ai vlerëzoi autoritetet turke për përgjigjen e tyre të shpejtë ndaj fatkeqësisë dhe tha se Kombet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë ndihmën e tyre, nëse u kërkohet nga Turqia.