Haxhinasto: Rigjallerim zones industriale ne Elbasan
Zona industriale e Elbasanit do te rigjallerohet ne saj te investimeve qe Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes parashikon te realizoje ne bashkepunim me kompanite e huaja. Deklarata eshte bere nga ministri i Ekonomise, Edmond Haxhinasto dje pas nje takimi qe ai ka patur dje me perfaqesuesit e njeres prej kompanive me te medha industriale ne Itali, “Fin Mekanika”, e cila ka shprehur interesin per te investuar ne Shqiperi, ne zonen industriale te Elbasanit, ish-Metalurgjiku. Te kryesuar nga zv/presidenti Andrea Biragi, investitoret italiane u takuan pikerisht ne ambientet e ish-Kombinatit metalurgjik me ministrin Haxhinasto, duke vleresuar mbeshtetjen e dhene nga qeveria shqiptare. Ata kane identifikuar ne fakt, ne Shqiperi fusha te shumta bashkepunimi me qeverine dhe biznesin, mes te cilave ne sektorin e transportit, ku kjo kompani eshte lider ne bote ne prodhimin e mjeteve te transportit urban dhe hekurudhor, si autobuseve dhe trenave. Ajo njihet per eksperiencat e saj ne mbare boten dhe ka fituar cmimin Nderkombetar per “Modernizimin e sistemimin urban”, ne Danimarke. “Eshte nje zhvillim shume pozitiv qe ne frymen e shkelqyer te marredhenieve strategjike qe ne kemi me Italine, tashme vine dhe konkretizohen interesa dhe prezenca e kompanive te tilla, por qe gjithashtu eshte nje grup evropian, pjesetar i shume korporatave Evropiane, me nje game shume te gjere prodhimi, qe fillojne nga gjilperat, deri tek satelitet”, tha kreu i ekonomise shqiptare me kete rast. Ministri i Ekonomise tha se nje element i rendesishem i ekonomise shqiptare eshte rritja e interesit te investitoreve te huaj. Haxhinasto e garantoi Biragi se "Qeveria shqiptare do te beje gjithcka per te ofruar mbeshtetjen e plote qe mundesite e investimit ne Elbasan dhe ne te gjithe Shqiperine, te realizohen me sukses". Haxhinasto i eshte pergjigjur dhe interesit te medias ne lidhje me ceshtjen e “Cez Shperndarje”. Njesoj si dy dite me pare, gjate takimit me ambasadoren ceke, ai ka mbeshtetur publikisht idene se problemet qe nje kompani mund te shfaqe, jane thjesht ceshtje biznesi dhe si te tilla, ato nuk duhet qe te perzihen me ato mes shteteve. “Marredheniet komerciale te kompanise “CEZ” ne Shqiperi nuk mund te perzihen apo te komprometojne ato dypaleshe me Cekine”, mesohet te jete shprehur Haxhinasto lidhur me nje fakt te tille. Duke shtuar se ky mbetet nje problem i kesaj kompanie dhe qe nuk duhet shtyre me tej se kaq. “Sigurisht qe situata e krijuar me “CEZ”-in vjen nga performanca e kesaj kompanie, e cila ka patur nje pritshmeri per te qene shume here me e larte, se sa eshte realisht”, tha me tej kreu i METE-s.