E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish te perndjekurit: Nuk mund te bejme koalicion me PS

Perfaqesues te ish te perndjekurve politike shprehen te indinjuar per rreshtimin e Kurt Koles, kreu i Partise se te Perndjekurve Politike, ne nje koalicion me Partine Socialiste. Kreu i Institutit te te Perndjekurve Politike, Simon Miraka thote se eshte e paimagjinueshme per cdo person qe ka vuajtur nga komunizmi, qe te shohe perfaqesues ne nje koalicion me ish-komunistet. Por vec kesaj, per te eshte i rende dhe fakti qe ne koalicionin e PS-se, ka ende parti qe aspirojne se perfaqesojne te ashtuquajturat vlera te sistemit komunist, sic eshte Partia e Punes e Shqiperise e Riorganizuar. “Pamja e nje perfaqesuesi te ish te perndjekurve, ne takimin me aleatet e PS-se, ku ne krah kishte nje perfaqesues te Partise Komuniste, jo vetem per mua, por per gjithe te perndjekurit politike eshte e paimagjinueshme”, u shpreh dje Simon Miraka. Ai shton, se kjo aleance behet edhe me e pakuptueshme per gjithe shtresen e ish te perndjekurve, ne kohen kur ende ne vend nuk jane denuar krimet e komunizmit dhe plaget e shtreses te ish te denuarave, nuk jane mbyllur ende. “Eshte e pakonceptueshme, nje aleance e tille, kur ende plaget jane te hapura, ende nuk jane denuar krimet e komunizmit”, u shpreh dje per Tv Klan, Simon Miraka. Kritika per koalicion ka dhe mes vete perfaqesuesve te partive te tjera te majta. Sekretari Organizativ i PSV 91 thote se Petro Koci ulet ne tryezen e thirrur nga Edi Rama, pasi kerkon te fitoje nje mandat per veten e tij. Sipas Recit, ne kete parti nuk ka pasur asnje vendimmarrje per nje koalicion me Partine Socialiste. “Une de jure, jam Sekretar Organizativ i PSV 91. Kjo strukture organizative minimalisht ka vite qe nuk mblidhet. Kurse miku im Petro, del gjithmone dhe flet ne emer te partise, pa u konsultuar dhe ne statut thuhet qe per vendime te rendesishme, vendimet merren nga organizmat dhe jo kryetari. Vendimi i kryetarit mund te jete personi, i cili deshiron te jete pjese e listave per t’u bere deputet”, shprehet Sekretari Organizativ Enver Reci. Ish anetari i Asamblese Kombetare te PS-se komenton dhe tryezen e koalicionit te opozites. Ai thote se ne te jane rreshtuar parti fantazme, pa struktura reale apo elektorale. “Deklarohet se do te mblidhen edhe qelbesirat per te rrezuar Berishen. Nuk e di nese ata qe ishin ne tavoline, konsideroheshin te tille. Keto tryeza per te mbledhur koalicionin, ku shpesh gjen parti fantazma, ku shpesh gjen kryetar partie qe pretendojne se kane parti, por qe ne fakt nuk mbledhin kurre forumet, do te thote qe kjo eshte me shume nje shfaqe”, u shpreh dje per TV Klan, Enver Reci.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›