E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajcak sot ne Tirane per zgjedhjet

I derguari i BE-se

Mberrin sot ne Tirane negociatori i BE-se per krizen politike ne Shqiperi Miroslav Lajcak. Drejtori ne Sherbimin Europian te Veprimit me Jashte per Rusine Fqinjesine me Lindjen dhe Ballkanin Perendimor Miroslav Lajcak do te takohet sot me Presidentin Bamir Topi dhe dy lideret e partive kryesore ne vend dhe me pas do te jape nje deklarate per shtyp nga mesdita e sotme. Kjo eshte hera e katert qe Lajcak mberrin ne Tirane dhe pritet qe pas takimit me Kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e opozites Edi Ramen te kete drafte diskutimi qe lidhen me garanci per zgjedhjet e 8 majit. Per koincidence kjo date perkon edhe me paralajmerimin e PD-se per te zyrtarizuar Lulzim Bashen si kandidat te PD-se per bashkine e kryeqytetit. Mesohet se Lajcak do te zhvilloje edhe nje deklarate per shtyp sot ne mesdite ne Qendren e Informimit te Bashkimit Europian. Nga ana tjeter behet e ditur se Ashton do te vizitoje Kosoven ne datat 28-29 mars. Vizita e saj vjen menjehere pas raundit te dyte te dialogut ndermjet Kosoves dhe Serbise ne Bruksel.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›