Haxhinasto: Shqipëria mbështet kufijtë aktualë të Kosovës
PRISHTINË- Shqipëria mbështet plotësisht tërësinë territoriale të Kosovës në kufijtë e saj aktualë. Deklarata është bërë nga zv. kryeministri dhe ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto gjatë konferencës së përbashkët me homologun kosovar Enver Hoxhaj, pas marrjes pjesë në konferencën ndërkombëtare “Europa Juglindore në epokën multipolare”, të mbajtur në Prishtinë.
Një nga detyrat kryesore që ne kemi përsa i takon mbështetjes sonë për Kosovën, është integrimi sa më shpejt i saj dhe pjesëmarrja në nismat rajonale”, - tha ministri Haxhinasto.
Ndërkohë sa i takon dialogut me Serbinë për veriun, shefi i diplomacisë shqiptare tha se,“procesi i dialogut duhet të vazhdojë, që marrëveshjet e konkluduara të zbatohen, ndërsa Serbia nuk duhet ta përdorë procesin si një pasaportë për të hedhur një hap tjetër drejt BE-së.
(m.a/News24/BalkanWeb)