Tiranë, shpërthen bombola në verandën e një pallati
TIRANË- Shpërthim në një pallat tek rruga “Jordan Misja”. Policia e Tiranës shkon në vendngjarje dhe nga hetimet e para dyshohet se shkak për shpërthimin mund të jetë bërë një bombol gazi. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 21:30 të mbrëmjes.
Po sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur në verandën e një pallati dhe fatmirësisht dëmet janë vetëm materiale. Hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë.
(m.a/BalkanWeb)
Po sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur në verandën e një pallati dhe fatmirësisht dëmet janë vetëm materiale. Hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë.
(m.a/BalkanWeb)