Tafaj: Gjermanishtja gjuhë e dytë në shkollat e mesme
TIRANË- Futja e gjuhës gjermane si gjuhë e dytë në shkollat e mesme dhe në universitetet publike do të jetë një ndër prioritetet e Ministrisë së Arsimit.
Ka qenë kjo deklarata e ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj, i cili e cilësoi si të suksesshëm projektin dygjuhësh në shqip dhe gjermanisht i aplikuar në 4 shkolla në kryeqytet.
“Ne po punojmë me drejtoritë rajonale dhe me shkollat që gjuha gjermane të shtrihet në shkolla si gjuhë e dytë, pra nxënësit të kenë mundësi ta zgjedhin, por edhe si gjuhë e parë. Do përpiqemi që në universitete të ofrohet gjuha gjermane për të gjithë studentët që duan ta mësojnë atë në kohën e lirë. Politika jonë me seksione bilinguale, jo vetëm për gjermanishten, por edhe për frëngjishten e italishten po shfaqet si një politikë tërësisht e suksesshme”, tha ministri.
(ma.ar/BalkanWeb)