Çela: LSI më shumë mundësi për të rinjtë
TIRANË- "Lëvizja Socialiste për Integrim i ka shumëfishuar hapësirat dhe mundësitë për të rinjtë, e sidomos për të rinjtë që janë pjesë e Lëvizjes Rinore për Integrim”, u shpreh Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun i LSI-së, njëherazi nënkryetar i LRI-së, Ardit Çela,në një takim të Lëvizjes Rinore për Integrim në Berat ditën e martë.
Sipas tij, "në Kryesinë e LSI-së ka 5 anëtarë kryesie, që janë zgjedhur drejtpërdrejt si përfaqësues të LRI-së. Po ashtu, në të gjitha këshillat komunalë dhe këshillat bashkiakë, LRI ka përfaqësuesit e saj. Në Këshillin Bashkiak të Tiranës nga 5 anëtarë, 3 janë të LRI, pra 60 % përfaqësohet LRI në Këshillin Bashkiak të Tiranës”.
Çela përmendi edhe rastet kur LRI ka pasur kandidatë edhe për kryetarë bashkie, për kryetarë minibashkie dhe më gjerë.
“Modeli që ne i ofrojmë rinisë shqiptare është modeli i LRI. Është modeli i një forumi rinor, i cili beson te forca e të rinjve dhe frymëzon të rinjtë të besojnë tek aftësitë e tyre. Është modeli i një rinie, e cila i orienton të rinjtë të zgjedhin vetë rrugën e tyre dhe të zgjedhin vetë se çfarë do të bëhet me fatin e tyre”, tha Çela, duke theksuar se, “kjo gjë duam të përsëritet edhe në vitin 2013 dhe prandaj ne kemi propozuar listat e hapura në krahasim me listat e mbyllura, sepse te listat e mbyllura deputeti nuk është i qytetarit, por është i kryetarit.
(ma.ar/BalkanWeb)