Haxhinasto Shqiperia pro paqes se qendrueshme ne Lindjen e Mesme
Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto priti ambasadorët e Palestinës, Arabisë Saudite, Egjiptit dhe Përfaqësuesin e Libisë në Tiranë
Në fokus të takimit ishin punimet e Sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që fillojnë më 20 shtator 2011 në Nju Jork.
Ministri Haxhinasto konfirmoi edhe një herë se Shqipëria e ka bërë të qartë pozicionin e saj në mbështetje të zgjidhjes së qëndrueshme të krizës në Lindjen e Mesme, që parakupton zgjidhjen e dy shteteve të pavarura, që jetojnë në paqe e siguri.
“Shqipëria, - theksoi ai, - është ndër vendet e para që e ka njohur Shtetin e Palestinës, ndaj dhe kërkon gjetjen e rrugës më të mirë, që procesi i paqes në Lindjen e Mesme të shkojë përpara.
Vendi ynë, do të mbështesë çdo veprim dhe aksion diplomatiko-politik që do t’i shërbejë në mënyrë efikase dhe realisht arritjes së paqes së qëndrueshme në Lindjen e Mesme”.