Identifikohet nga panorameksi i dhembeve kufoma e gjetur ne Tragjas

Në Vlorë është identifikuar kufoma e gjetur më 12 shtator në Tragjas, e cila i përket 24-vjeçarit Mariglen Tushaj.
Ky i fundit ishte me precedent penal, i shpallur në kërkim nga policia e Fierit për vjedhje.
Ka qenë panorameksi i dhëmbëve ai që ka bërë të mundur identifikim e viktimës.
Sipas familjarëve të 24-vjeçarit, Marigleni rezultonte i zhdukur prej afro 1 muaji.
Fillimisht ka qenë e vështirë edhe përcaktimi i seksit të viktimës, pasi trupi ishte i dekompozuar, por ai është transportuar për në Tiranë, për ekzaminim e të mëtejshme që të mund të çonin drejt identifikimit.
Në komisariatin e Vlorës u prezantuan tre familje nga rrethi i Vlorës, mes të cilave edhe familja Tushaj nga fshati Mekat, i Vlorës.
Ata nuk kanë mundur ta shohin kufomën e gjetur për shkak të dekompozimit në shkallë të lartë si rezultat i së cilës i janë nënshtruar procesit të ADN-së.
Familja Tushaj, e cila prej rreth një muaji s’kishte informacion për vendndodhjen e djalit të saj 24 vjeçar, ka çuar një panorameks të gojës, (grafi dhëmbë e dhëmballë), të cilën 24 vjeçari e kish bërë pak përpara se të largohej nga banesa.
Ishte grafia e dhëmbëve që përcaktoi dhe identitetin e trupit të pajetë, që u konfirmua se ishte i Mariglen Tushaj, 24 vjeç, lindur në fshatin Mekat e banues në Vlorë.
Policia konfirmon se 24-vjeçari është vrarë, por ende s’është përcaktuar metoda e përdorur për vrasjes.
Nëse është qëlluar me sende të forta apo është mbytur me rripin e gjetur rreth qafës, pasi shkalla e dekompozimit ishte e lartë. Për shkak të groposjes, blutë e Vlorës e kanë dokumentuar si vrasje ngjarjen.