E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS dorëzon të hënën propozimet për Kuvendin

Partia Socialiste dorëzon të hënën propozimet e saj në lidhje me reformën parlamentare. Në një konferencë për shtyp deputeti i PS-së Ditmir Bushati ka theksuar se opozita do të formalizojë kërkesën e saj drejtuar mazhorancës duke synuar që parlamenti të funksionojë në bazë të dialogut dhe konsensusit politik.

Sipas Bushatit kjo reformë do të zhvillohet në dy faza ku në fazën e parë që do të prezantohet të hënën do të jetë ndryshimi i rregullores së Kuvendit duke e përshtatur atë me rregulloren e vitit 2009.
 

“Përmes propozimit tonë ne synojmë që të kthehet vota e fshehtë, të garantohen votat e opozitës, të sigurohet transparenca e buxhetimit të veprimtarive parlamentare” ka theksuar më tej Bushati.
 

Më tej Bushati theksoi se hapi i dytë do të jetë adresimi i të gjitha problematikave që parashtrohen në raportin e KE-së përmes një grupi pune dhe me asistencën e OSBE-së e cila gjatë gjithë këtyre viteve ka asistuar në parlament.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›