E Hënë, 2 Nëntor 2026

Haxhinasto: Shqipëria, së shpejti vend eksportues i energjisë

Zv.kryeministri Edmond Haxhinasto theksoi në fjalën e tij gjatë Forumit Ndërkombëtar për Zhvillimin Energjetik në Shqipëri dhe Rajon se Shqipëria duhet të shfrytëzojë të gjitha potencialet e saj për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit energjetik. Ai tha se, vizioni i Qeverisë është ta kthejë Shqipërinë në një vend eksportues të energjisë. Sipas Ministrit të Energjetikës Haxhinasto, nevojitet një bashkëpunim më i ngushtë mes qeverisë dhe donatorëve të huaj. Zv/kryeministri theksoi se sektori energjetik është shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit. Ndërsa, Drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Engjëll Zeqo gjatë këtij forumi u shpreh se energjia përbën një sfidë për Shqipërinë dhe rajonin dhe për zhvillimin e mëtejshëm energjetik nevojitet një bashkëpunim më i ngushtë mes sektorit privat dhe publik. Nga ana e saj, drejtoresha e Bankës Botërore në Shqipëri, Lvovsky, tha se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për zhvillimin e këtij sektori, sidomos tani që me rritjen e çmimeve të karburanteve është rritur dhe kërkesa globale për energji alternative.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›