E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto Shtim perpjekjeve per njohjen e Kosoves

Ministri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto priti dje zevendesndihmessekretarin e Departamentit te Shtetit te Shteteve te Bashkuara z. Thomas Countryman i cili po zhvillon nje vizite ne vendin tone. Gjate takimit z. Countryman evidentoi marredheniet shume te mira qe ekzistojne ndermjet Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara ne te gjitha fushat si dhe vleresoi rolin qe Shqiperia luan prej vitesh si kontribuuese e paqes dhe e sigurise ne rajon e me gjere si anetare tashme e NATO-s dhe pjesemarrese e aleances antiterror. Ministri Haxhinasto nga ana e tij nenvizoi faktin se Shtetet e Bashkuara jane aleati strategjik i Shqiperise. Me tej z. Haxhinasto e siguroi z. Countryman per vendosmerine e Shqiperise per te ecur ne rrugen e konkretizimit te metejshem te ketij bashkepunimi ne fushen ekonomike. Bashkebiseduesit ndane te njejtin mendim se sfida per njohe te reja per pavaresine e Kosoves eshte nje proces ne vazhdim dhe qe nga te dyja vendet do te kete nje angazhim ne rritje. Ne takim ministri Haxhinasto dhe z. Countryman ndane mendime te njejta per situaten dhe zhvillimet ne Ballkan perfshi nisjen e negociatave Serbi-Kosove si dhe perpjekjet per shtimin e njohjeve te reja per Kosoven. Gjate takimit dy bashkebiseduesit folen edhe per zhvillimet dhe situaten politike ne vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›