E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Nuk diskriminojme Beqja perfitoi 3 tendera

Kryeministri Sali Berisha ka siguruar edhe nje here nga Kuvendi i Shqiperise se qeveria e tij eshte pro biznesit dhe kunder cdo lloj diskriminimi te tij. Kjo gje sipas kreut te qeverise vertetohet me se miri nga fakti se kompania e deputetit socialist Ilir Beqja ka fituar tre tendera. Ka fituar shkelqesia e tij tendera ne Ministrine e Kultures ne Ministrine e Brendshme nga armiqte e popullit ministra apo punonjesit por me duket se po e verteton se edhe vete ne Keshillin e Ministrave. Ky eshte diskriminimi dhe kjo eshte qeveria per te cilen ai flet se e ka diskriminuar ne bizneset e tij. Jo zoteri nuk diskriminojme ne dhe nuk i shohim me ngjyre firmat e biznesit dhe deshmia me e gjalle e nje qendrimi te ndershem ligjor eshte kjo qe sapo thashe - tha Kryeministri. Ai shtoi E di qe ju do te thoni se ia dhame tenderat per ta perlyer sic beme me dajen e Blendi Klosit. Por jo zoteri nuk i japim askujt tendera ne per te perlyer njeri. Tenderat i japim me merite atyre qe fitojne atyre qe paraqesin oferten me te mire qofshin ata edhe te majte. Berisha shtoi se ne kohen kur kompania e Beqes ka fituar tenderat ai dilte cdo dite ne konferenca shtypi kunder partise ne pushtet por kjo se ka penguar partine ne pushtet te zbatoje ligjin ne te gjithe ndershmerine e tij. Lidhur me mandatin Berisha shtoi Per sa i perket problemit tjeter ai eshte problem qe flet komisioni dhe nuk kam ndermend te flas une. Kryeministri shtoi me tej se ai ka pritur ne zyre zotin Kumbaro por kete se ka bere per nder te dikujt por se ai ishte fitues. Ju kam ndjekur kur sulmonit firmat e kasave dhe doli se zoti Kumbaro ishte fitues. Une e kam pritur ne zyre dhe zoti Kumbaro e ka pare vete se ne anen e kujt kam qendruar. Nuk e prita z. Kumbaro per Blendi Klosin pasi ai eshte njeriu qe e konvertoi nga e djathta ne te majte Blendi Klosin dhe kjo nuk me pengon mua qe te jem i ndershem per bizneset - tha ai. Pas tij reagoi deputeti i PS-se Blendi Klosi i cili tha se ajo qe po ndodhte ne Parlament ishte goditje per vete politiken. Ajo qe po ben sot ky njeri me mua personalisht dhe me familjen time eshte ajo qe ai eshte mesuar te beje 20 vjet 20 vjet e zoteron kete shtet vetem duke shpikur 20 vjet qe e drejton kete shtet qe e drejton vetem duke trilluar - tha ai. Klosi shtoi me tej se asnjehere nuk ka qene i djathte. Dhe e fundit per dajen tim. Ka njezet vjet qe ben biznes ka bere biznes para se une te beja politike. Dhe ky eshte ndryshimi i madh. Ky eshte ndryshim midis atyre qe behen politikane vetem se jane afer teje dhe bejne biznes vetem se jane afer teje - tha ai. Berisha reagoi perseri duke shtuar Ai qe ka gjuajtur me veze po te behet nenkryetar partie tani dhe shume shpejt tani. E ke pare kryetarin tend se si eshte bere komshi me mua tani tek zyrat e tij Kurse per sa i perket zotit Kumbaro kam pasur rastin ti deshmoj respektin tim per punen qe ka bere per ne biznes per konvertimin qe te ka bere ty. Keshtu eshte kjo jete politika e tille eshte nje here ta hedhin nje here ua hedh dhe ti ske cfare ti besh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›