Mandati i Beqes Kuvendi e con me 70 vota ne Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese do te vendose nese Ilir Beqja do te jete me deputet apo jo. Ky eshte vendimi i marre dje nga Kuvendi i Shqiperise. Me 70 vota pro 67 kunder 2 abstenime dhe mospjesemarrjen e nje deputeti eshte miratuar kerkesa e nje grupi deputetesh per te shqyrtuar ceshtjen e papajtueshmerise te mandatit te deputetit Ilir Beqja. Gjate fjales se saj ne Kuvend shumica u shpreh e bindur se Beqja ka shkelur Kushtetuten sepse mandati i tij i deputetit ka nisur qe ne momentin kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur fituesit e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 por sipas socialisteve mandati ka nisur vetem ne shkurt 2010. Vendimi eshte marre pas ketyre debateve por edhe kerkeses se opozites per votim te fshehte. Socialistet duke permendur nenin 66 te Kushtetutes theksuan se per individet votohet ne menyre te fshehte. Keto argumente u hodhen poshte nga Topalli e cila theksoi se votohet raporti i Keshillit te Rregullores dhe kjo behej me votim te hapur.
Mandati i Beqes
Kuvendi votoi dje raportin e Keshillit per Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin lidhur me papajtueshmerine e mandatit te deputetit Beqja duke e percjelle ne Kushtetuese. Raporti u votua me 70 vota pro 67 kunder 2 abstenime dhe 1 nuk mori pjese ne votim. Kunder heqjes se mandatit te deputetit Beqja votuan dhe ish-pjesetaret e mazhorances Dritan Prifti dhe Paulin Sterkaj por dhe deputeti i PDU-se Shpetim Idrizi. Deputeti tjeter i kesaj partie Dashamir Tahiri abstenoi po ashtu dhe deputeti i LSI-se Lefter Koka. Ndersa nuk ka marre pjese ne votim deputeti Fatmir Toci. Sipas ketij raporti te paraqitur nga deputeti i Partise Demokratike Viktor Gumi deputeti i Partise Socialiste Ilir Beqja aksioner me 51 per qind ne kompanine Intech Plus ka perfituar para te fondeve publike nga pjesemarrja ne nje tender te shpallur nga Bashkia e Durresit gjate periudhes gusht 2009 - maj 2010. Kjo situate sipas perfundimeve te Keshillit per Mandatet bie ndesh me nenin 70 dhe nenin 71 te Kushtetutes. Kerkesa e paraqitur nga me shume se 1/10-ta e deputeteve te Kuvendit ploteson kushtet formale dhe eshte e shoqeruar me dokumentet perkatese. Ne keto kushte Keshilli i kerkon seances miratimin e kerkeses per te derguar ne Gjykaten Kushtetuese ceshtjen e konstatimit te papajtueshmerise me detyren e deputetit te z. Ilir Beqja - tha ai. Edhe deputeti i PD-se Eduard Halimi akuzoi Beqen se ka perfituar fonde publike ndersa mbi 200 milione leke i fitoi per nje kohe te shkurter ne kohen qe ishte ne detyre. Por socialistet pretenduan se Beqja nuk ka qene ne ate kohe deputet pasi nuk kishte bere betimin. Sipas deputetit te PS-se Fatmir Xhafaj Beqja eshte sulmuar politikisht. Beqja hoqi dore nga kompania para betimit si deputet. Ju ftoj qe te ndalojme kete seance dhe te presim qendrimin e Gjykates Kushtetuese per kete ceshtje - tha Xhafaj. PS ka depozituar ne Kushtetuese nje kerkese ku kerkon interpretimin e neneve 69 70 71 72 ku flitet per mandatin e deputetit.
Votuan kunder
Paulin Sterkaj
Dritan Prifti
Shpetim Idrizi
Abstenuan
Dashamir Tahiri
Lefter Koka
PDU
Partia per Drejtesi dhe Unitet sqaroi voten e saj gjate seances se djeshme ne Kuvend ku u votua lidhur me kerkesen e mazhorances per pajtueshmerine e mandatit te deputetit te PS-se Ilir Beqja. Votat tona kane qene e do te jene per mazhorancen pa ekuivok. PDU as jep dhe as heq mandate Per kete arsye votat e PDU-se sot nuk ishin pro heqjes se mandatit te deputetit Beqja edhe pse PDU do te vazhdoje te mbeshtese mazhorancen pa ekuivok - sqaron PDU.