Idrizi eshtja kombetare dhe came kusht per voten e PDU-se
Ne njevjetorin e krijimit te Partise Drejtesi dhe Unitet kreu i saj Shpetim Idrizi konfirmoi dje se votat e PDU-se do te kushtezohen gjithnje me ceshtjen came dhe ate kombetare. Ne aktivitetin ku merrnin pjese qindra simpatizante te PDU-se u prezantua materiali filmik me pjesen kryesore te aktiviteteve te partise pergjate nje viti. Kryetari i PDU-se z. Shpetim Idrizi deklaroi se PDU ishte nje mjet i suksesshem qe mungonte nga arena kombetare shqiptare ne menyre qe ceshtja kombetare te ece me shpejt. Ai siguroi se votat e PDU-se do te kushtezohen gjithnje me ceshtjen kombetare dhe ceshtjen came. Partia parlamentare qe ne kemi krijuar eshte mjeti i vetem i suksesshem e qe mungonte ne menyre qe ceshtja kombetare te ece kaq shpejt. Nuk ka rruge tjeter. Ne kemi dy deputete ne Parlament qe u jane te nevojshem te gjitha partive por ne nuk e japim voten tone kot. Vota jone eshte mandati juaj per zgjidhjen e ceshtjes came. Dhe ne nuk do te bashkojme votat me askend qe nuk tenton te zgjidhe ceshtjen came dhe ceshtjen kombetare. Vota jone jepet vetem ne ato ceshtje qe kane te brendesuar interesin kombetar. Partite e medha shohin tek ne nje pasqyre dhe nepermjet nesh kuptojne se si kane harruar interesat e kombit - tha z. Idrizi. Ne kete aktivitet u prezantua edhe koordinatori i ri i rinise se PDU-se z. Jetmir Salaj. Gjate fjales se tij Salaj deklaroi se rinia shqiptare nje rini idealiste dhe me pasion do te fitoje betejen me kohen per kauzen qe na bashkon te gjitheve kauzen kombetare. Po gjate dites se djeshme u perurua edhe selia e re e PDU-se ne qytetin e Vlores. Turi Nje vit PDU do te vijoje gjate diteve te ardhshme ne te gjithe vendin duke nisur nga Saranda e deri ne Kukes.