E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi PS ti drejtohet Kushtetueses edhe per kutite

Kryetari i grupit parlamentar te Partise Demokratike Astrit Patozi ka reaguar pas deklarimit te socialisteve se kane depozituar ne Gjykaten Kushtetuese nje kerkese ku kerkojne interpretim te neneve te Kushtetutes qe kane lidhje me mandatin e deputetit. Ai ftoi socialistet qe ti drejtohen Gjykates Kushtetuese edhe per ceshtjen e kutive te votimit. Ne mirepresim faktin se Partia Socialiste i eshte drejtuar Gjykates Kushtetuese dhe e inkurajojme ate ti drejtohet kesaj gjykate edhe per ceshtjen e kutive - deklaroi kreu i deputeteve demokrate. Me tej ai shtoi se Kuvendi nuk debaton per mandatin sepse eshte Gjykata Kushtetuese qe vendos per vlefshmerine e tyre. Sot po flasim per nje deputet qe ka shkelur Kushtetuten dhe ju solidarizoheni ne emer te dhunimit te Kushtetutes ne emer te 20-perqindeshit ne emer te zhvatjes se vlerave. Sot po bejme nje debat shume konceptual per filozofine e 20-perqindeshit - tha Patozi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›