E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto: Stabiliteti në veri të Mitrovicës, sfidë për NATO-n

Zv. Kryeministri dhe njëherësh ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto ka deklaruar se konsolidimi i stabiliteteti në veri të Mitrovcës mbetet sfidë për NATO-n. Duke folur në konferencën rajonale të NATO-s, Haxhinasto theksoi se bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm për zhvillimet në fushën e mbrojtjes.
 

“Shqipëria ka qënë e hapur për të kërkuar mënyrat e duhura të bashkëpunimit me vendet e alencës si dhe me vendet e Bashkimit Europian. Një mënyrë e rëndësishme për rritjen e kapaciteteve është integrimi i këtyrë vendeve në NATO duke i afruar ato vende që aspirojnë të bëhen pjesë e aleancës. Ne besojmë se mundësia për të krijaur kapacitete vjen në paralel me kapacitet integruese të vetë rajonit.” shtoi Haxhinasto.
 

Sipas tij përgjigjja më e mirë për të përballuar kufizimet është nsima e “smart defence” e cila paraqet edhe një përqasje të re mbi konceptimin e regjimentit të hapësirave mbrojtese që do të duhen të aplikohen në të ardhmen. “Nisma të tilla do të forcojnë aftësitë tona për të vepruar me sukdes dhe për të përdorur në mënyrë më efikasee resurset tona” shtoi Haxhinasto.

vijon..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›