E Diel, 1 Nëntor 2026

Në kufirin me Kosovën, grupe të armatosura

Shkup Me titullin Maqedonia në kazanin kosovar e përditshmja maqedonase Fokus  shkruan se në rajonin e Likovës dhe përgjatë kufirit Maqedoni-Kosovë ka grupe të uniformuara dhe të armatosura. Keto grupe të uniformuara sipas gazetës i kanë parë edhe policia dhe me këtë janë të njohur instancat më të larta të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Fokus ka kontaktuar ish-ministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë Pavle Trajanov i cili për gazetën në fjalë ka thënë se sipas informatave që ka ai, pergaditet destabilizimi i Kosovës pasi përgaditet marrja me forcë e Veriut të Mitrovicës.

Sipas portalit Shqipmedia, bëhet fjalë për një operacion të gjërë që involvon në plan edhe destabilizimin e Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës me të cilën do të tentohet të tërhiqet vëmendja e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Jo rastësisht NATO ka kërkuar trupa shtesë në Kosovë, ka thënë për gazetën Trajanov.

Dje në kolumnën e tij të përjavshme gazetari i Vecer Dragan Pavllovic Llatas i cili njihet si mik i ngushtë i kryeminstit Gruevski për vrasjen e 5 maqedonasve para disa javësh në Shkup drejtoi gishtin nga kosovarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›