E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demontimi, Imami: Shqipëria, vend model

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami

Në takimin e nismës rajonale të vendeve Europës Juglindore për demontimin e armatimeve të tepërta që u organizua në qytetin e Durrësit,  ministri i Mbrojtjes, Arben Imami,  ka deklaruar se Shqipëria është një vend model përsa i përket demontimit të armëve stok të mbledhura nga Lufta e Ftohtë.

Ai vuri në dukje se në vitin 2010 janë asgjësuar 20 mijë tonë armatime dhe municione, 26 mijë tonë në vitin 2011, dhe se në mesin e këtij viti do të përfundojmë demontimin e armëve stok në natyrë.

Më tej, ministri Imami tha se këtë vit do të largohen të gjithë pajisjet e tepërta dhe të vjetruara, ndërsa një pjesë e tyre do të trajtohen për shitje. Është një nismë e rëndësishme pasi municionet e tepërta përbëjnë një rrezik të lartë për vendin tonë dhe ishin pengesë për integrimin. Me mbylljen e demontimit do të marrin fund problemet e hapura të ndotjes dhe aksidenteve.

Imami tha se në pastrimin përfundimtar të mbetjeve do të ndihmojnë dhe kompani private amerikane të specializuara për këtë problem. / Mark Brunga

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›