Mat, hapnin rrugë, plagosen me dinamit

Foto ilustruese
Tre persona janë plagosur rëndë nga shpërthimi i dinamitit në Mat. Festim Gjeta, Fatjon Gjeta dhe Edmir Nura kanë qenë duke punuar në mënyrë private për hapjen e një rruge në fshatin Dars.
Nga shpërthimi i materialit eksploziv, dy vëllezërit Gjeta kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Ndërkohë, i plagosur rëndë rezulton edhe bashkëfshatari i tyre, Edmir Nura. / G.N.