E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Statusi - të shfrytëzojmë kohën e mbetur për reformat

30-06-2012 / Gazeta 55

Mbyll punimet Konferenca “Një OKB”, rekomandime për të ardhmen e reformës

Të realizojmë reformat që të marrim statusin. Kjo është përgjigja e ish ministrit të Jashtëm, Edmond Haxhinasto, gjatë një konference të përbashkët me Helen Clark,kryetare e grupit të Zhvillimit të OKB dhe administratore e UNDP. “Nuk do të dëshiroja që askush të mos merrej me komentin e komenteve, por të shfrytëzojë kohën që ka mbetur deri në marrjen e vendimit për statusin e vendit kandidat, duhet përfunduar reforma zgjedhore, reforma e procedurave parlamentare, do të ishte mirë të përfundonim reformën për imunitetet dhe sigurisht, të vazhdonim reformën edhe për çështjet e tjera  që janë pjesë e paketës së miratuar në nëntorin e kaluar”, deklaroi Haxhinasto.
Deklarimet e tij, ministrit të Jashtëm, Edmond Haxhinasto i bëri dje, në përfundim të ditës së fundit të punimeve të Konferencës “Një OKB”. Kjo konferencë i mbylli punimet me dy dokumente kryesore të cilat japin rekomandime mbi të ardhmen e Reformës “Një OKB”.
Krahas miratimit të dy rekomandimeve vendet pjesëmarrëse ranë dakord mbi një qëndrim të përbashkët që, elementë kyç të nismës “Një OKB”, t’i paraqiten, në korrik 2012, Këshillit Ekonomik dhe Social të OKB-së dhe Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në vjeshtë të vitit 2012. Në konferencë morën pjesë 300 përfaqësues nga 40 vende të botës.
Gjatë konferencës janë vlerësuar rezultatet e zbatimit të projektit “Një OKB” në vendet ku ajo është shtrirë. këto mesazhe do të shndërrohen në moto dhe për shtrirjen e iniciativës në të gjitha vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›