Haxhinasto Te mblidhet sa me shpejt tryeza per integrimin
Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, edhe si funksionar i lartë i Lëvizjes Socialiste për Integrim bëri thirrje për një marrëveshje të shkruar politike në kuadër të paktit kombëtar që dy ministrat e Jashtëm të Italisë dhe Greqisë këshilluan për Shqipërinë, në mënyrë që ajo të marrë një përgjigje pozitive për statusin e vendit kandidat në BE. Një tryezë për integrimin sipas ministrit të Jashtëm është e nevojshme për të përpiluar të gjithë reformat që forcat politike duhet të miratojnë në funksion të integrimit europian, në mënyrë që të provojnë se lëvizjet e tyre janë konkrete dhe jo taktike.
Haxhinasto përshëndeti hapat e hedhur nga socialistë e demokratë për caktimin e negocitarëve për reformën zgjedhore. Gjatë kësaj jave në Kuvend, kryeministri Berisha bëri thirrje që Parlamenti shqiptar të miratonte një rezolute konsesuale për integrimin, por socialistët kanë përsëritur në vijimësi se nuk votojnë ndryshime ligjore apo ligje të caktuara, por vecse paketa reformash. Mazhoranca e ka vlerësuar këtë si kushtëzim të gjithë axhendës parlamentare vetëm pak jave nga publikimi i raportit të progresit të BE-së, linjë e ndjekur për dy vite me rradhë nga opozita, jo vetëm për ligjet me shumicë të cilësuar.