Haxhinasto: Të shuhen tensionet në Maqedoni dhe Kosovë

Në lidhje me 5 vrasjet e ndodhura në Shkup, kryediplomati shqiptar tha se është nevojshme hetimi i tyre i plotë.
“Është e rëndësishme t’i japim mundësi hetimit të plotë të kësaj çështjeje dhe të mos lejojmë aspak të bëhen keqinterpretime, apo manipulime politike e mediatike për sa i takon kësaj ngjarje. Kërkohet një hetim i plotë dhe pas hetimit, fajtorët të vihen para ligjit”, tha Haxhinasto për gazetarët.
Për sa i përket veriut të Kosovës, ai tha se rritja e tensioneve nuk i shërben askujt. “Veriu i Mitrovicës, gjithashtu është një situatë, të cilën ne po e ndjekim. Rritja e tensioneve nuk i shërben askujt. Sigurisht jemi gjatë një procesi zgjedhor në Serbi dhe uroj që këto tensionime të mos jenë në funksion të zhvillimeve zgjedhore atje”, shtoi më tej.
Ai u pyet edhe për çështjen e kthimit të qytetarëve shqiptarë me origjinë çame në kufijtë e Greqisë, duke nënvizuar se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet greke. “Ne jemi në komunikim intesiv, po bëjmë përpjekjet maksimale që të zgjidhet gjithë problematika që ka të bëjë me komunitetin çam, me të drejtat e tyre legjitime, me të drejtat e tyre të lëvizjes, me të drejtat e tyre të pronësisë, pra të gjithë të drejtat e tyre legjitime”, shtoi. /S.Ll/Start/
2012-04-16 13:54