E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita akuza Tafajt për arsimin

Por opozita në pyetjet drejtuar ministrit Myqerem Tafaj, e ka konsideruar problem madhor këtë çështje.

Deputetja Ledi Shamku kërkoi angazhimin e mazhorancës për të qëndruar larg ndërhyrjeve politike në sektorin e arsimit. "Këshilltari i Kryeministrit, zoti Fatbardh Musai, përvecse bën tekste, nga e para deri në klasën e 12-të dhe është autor tekstesh dhe është në konflikt të pastër interesi, me pëlqimin tuaj, vërej që keni lënë një dyzim edhe për agjencitë private dhe atëherë a mund t'i shpjegoni dot këtij Komisioni, përse ia keni thjeshtuar kaq shumë rrugën këshilltarit të Kryeministrit, i cili ka më se 6 vjet që ofron trajnime të mësuesve dhe të drejtorëve, ndërkohë që ende nuk është bërë platforma për drejtorin? Ai ka aplikuar për të marrë licencën, e ka marrë atë dhe që do ta shpallni pas dy javëve. Jeni përgjegjës ju dhe gjithë enturazhi juaj, për shkatërrimin e mëtejshëm të arsimit, duke e vënë si leckë të politikës", tha deputetja Shamku.

 Një tjetër pikë e projektligjit ku janë fokusuar deputetët e majtë të komisionit të medias ka qenë reforma e Altertekstit. Kryetarja e komisionit Valentina Leskaj deklaroi se pr/ligji për arsimin nuk ka një faturë financiare, ndaj ai nuk mund të quhet real.  Projektligji për arsimin parauniversitar ka parashikuar disa ndryshime në këtë sistem si hyrja në klasën e parë në moshën 5 vjeç, ne vitin 20015, futja e gjuhës angleze si provim i detyruar në vitin 2014, vendosja e masterit të nivelit të dytë për edukim si kusht për emërimet e mësuesve në arsimin 9 vjeçar dhe të mesëm, futja në provimin e shtetit të  studentëve të diplomuar për mësuesi pas marrjes së diplomës. /Start/

                                                                                             2012-04-16 17:37
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›