Tym në kabinë, avioni me 312 pasagjerë kryen ulje emergjente

Avioni i “Virgin Airlines” ishte ngritur nga aeroporti “West Sussex” në orën lokale 10:48 minuta dhe ishte rrugës për në Orlando të SHBA-ve, por vetëm pak minuta pas nisjes u detyrua të kryente ulje emergjente.
Pasagjerët u evakuuan nga shërbimet e emergjencës dhe fluturimi u pezullua. Aeroporti njoftoi menjëherë se fluturimet do të rifillonin ngadalë pasi ishin pezulluar plotësisht për rreth një orë.
Liam Moore, një nga pasagjerët tha se çdocili ishte “tronditur vërtet shumë”. “Ishin në avion dhe gjithçka dukej për mrekulli. Kur papritur erdhi piloti dhe tha që do të kryenim një ulje emergjente. Gjithçka ndodhi kaq shpejt.
Kompania “Virgin Atlantic Airline” konfirmoi se avioni i saj “Airbus A330-300”, me 299 pasagjerë dhe 13 anëtarë të ekuipazhit në bord kishte kryer sot ulje emergjente.
Ulja ishte kryer si pasojë e problemeve teknike.”Skuadra jonë në ‘Gatuik’ po kujdeset për pasagjerët”./Start/F. P/
2012-04-16 16:11