E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Turqia, partner strategjik i Shqipërisë

TIRANË- Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto zhvilloi sot një takim me delegacionin e Komisionit të Jashtëm të Asamblesë së Madhe të Turqisë, të kryesuar nga Ambasadori, Volkan Bozkir, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare, në vendin tonë.

Zyra e shtypit pranë Ministrisë së Jashtme bëri me dije se gjatë takimit ministri shqiptar vlerësoi faktin se Turqia është një partner i rëndësishëm strategjik i Shqipërisë, në rajon dhe më gjerë, duke vlerësuar kontributin e saj në njohjen dhe konsolidimin e shtetit të ri të Kosovës.

Dy zyrtarët e lartë gjatë takimit duke nënvizuar bashkëpunimin e ngushtë parlamentar, shprehen besimin se ai do të shtrihet edhe në nivelet e komisioneve të tjera parlamentare.

Parlamentarët turq vlerësuan rolin konstruktiv të Shqipërisë si faktor i paqes dhe stabilitetit në rajonin, si dhe bashkëpunimin në kuadrin e NATO-s.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›