E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto, Wollfarth: Reforma zgjedhore, me përparësi për integrimin

12-03-2012 / Gazeta 55

Kryediplomati shqiptar: Të hetohen ngjarjet e dhunshme në Maqedoni

Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto priti një takim ambasadorin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, z.Eugen Wollfarth.
Në fillim të takimit u diskutua rreth zhvillimeve politike në Shqipëri. Ministri Haxhinasto vlerësoi rolin e OSBE-së gjatë 15 viteve të pranisë në vendin tonë, në konsolidimin demokratik të vendit, reformat institucionale, sidomos ato që kanë të bëjnë me integrimin europian të Shqipërisë. Në vijim, diskutimi u përqendrua në reformën zgjedhore, ku ministri Haxhinasto theksoi rëndësinë e përshpejtimit të saj, si një reformë kyçe për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE. Ministri nënvizoi se ky proces duhet të vazhdojë të jetë i hapur dhe gjithëpërfshirës për të gjithë faktorët politikë. Ai theksoi gjithashtu nevojën për ruajtjen e fokusit dhe rritjen e shpejtësisë për reformat tashmë pjesë e planit kombëtar për integrimin.
Më tej, biseda u përqëndrua në situatën në rajon si dhe në zhvillimet e fundit në Maqedoni. Bashkëbiseduesit ndanë mendimin se incidentet e ditëve të fundit nuk kontriubojnë për bashkëjetesën dhe harmoninë ndëretnike. Ato duhen trajtuar me qetësi dhe maturi nga faktorët politik atje. U theksua nevoja e një hetimi të plotë të këtyre ngjarjeve dhe ndëshkimin e fajtorëve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›