Incidentet ndëretnike në Maqedoni, Gruevski apelon sërish për uljen e tensioneve

"Qeveria nuk qëndron pas incidenteve, dhunuesit do marrin përgjegjësi ligjore"
Qasje të hapura për konflikt, “Organizata Kristiane”, thirrje raciste si dhe djeg flamurin shqiptar
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka hedhur poshtë tezat e opozitës se qeveria qëndron pas incidenteve midis të rinjve shqiptarë dhe maqedonas. “Kam dëgjuar se po qarkullojnë teza të tilla, sidomos në disa rrjete sociale. Dua të them se jam i habitur nga këto mendime personale. Mendoj se deri tani nuk kam dëgjuar një tezë të tillë ka idiote, se gjoja qeveria ka angazhuar persona nga komunitetet maqedonase dhe shqiptare, për të sulmuar njëri-tjetrin në mënyrë që vendi të mos pranohet në NATO”, theksoi kryeministri Gruevski, duke nënvizuar se MPB do të shkojë deri në fund për të zbardhur incidentet dhe për të dënuar autorët. Sipas tij, për teza të tilla ata që i publikojnë duhet ta kenë të qartë se në këtë mënyrë Maqedonia nuk do të pranohet në NATO, por edhe do të mund të përjashtohet plotësisht. Ai ka theksuar se qeveria dhe ai personalisht asnjëherë nuk është marrë me lojëra të tilla që i konsideron të fëlliqura.
Qasje të hapura për konflikt, “Organizata Kristiane”, thirrje raciste si dhe djeg flamurin shqiptar
Organizata e njohur si “Organizata Kristiane” (Hristianska Organizacija) ka shfaqur publikisht një video duke djegur flamurin shqiptar, shoqëruar me thirrje raciste antishqiptare.
Videoja e publikuar paraqet dy persona të maskuar që këndojnë këngë antishqiptare dhe ndërkohë e vënë flakën flamurit shqiptar. Ata bëjnë thirrje për bashkimin e krishterëve kundër shqiptarëve për zhdukjen e tyre.
Gjatë tërë videos së publikuar vijojnë titra në gjuhën angleze për të kuptuar mesazhin e tyre.
“Mos provoni të digjni tempujt e shenjte të krishterë. Mos luani me jetën tuaj, jetën e fëmijëve tuaj sepse or myslimanë, ju ka ardhur fundi ju dhe ka ardhur fundi i fesë suaj, Zotit tuaj dhe xhamisë tuaj”, shkruhet në titra.
Lidhur me shfaqjen e kësaj videoje sot priten reagimet dhe komentet e institucioneve përgjegjëse shtetërore.